Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

Largimi i Mesit nga Barcelona, La Liga bllokon argjentinasin: Duhet të paguajë…

La Liga nuk do që Lionel Mesi të largohet nga Barcelona, pasi kështu shikueshmëria e saj do të merrte një goditje të rëndë që do të përkthehej në qindra miliona euro më pak. Për këtë arsye, qartësisht drejtuesit e kampionatit spanjoll janë pozicionuar në krah të Barcelonës në betejën ligjore që pritet të shpërthejë rreth të ardhmes së numrit 10 të katalanasve.

Me një komunikatë zyrtare, sot La Liga ka dhënë këndvështrimin e saj në këtë çështje e Mesit nuk do t’i pëlqejë konkluzioni që ajo ka nxjerrë.

“Kontrata aktualisht në fuqi parashikon një klauzolë ndërprerje që aplikohet nëse Mesi do të zgjedhë të ndërprejë në mënyrë të parakoshme dhe të njëanshme atë, sipas nenit 18 të një dekreti të tilë, i cili rregullon raportin e punës nga atletët profesionistë.

Në përputhje me normat që vihen në zbatim, duke ndjekur procedurën në raste të tilla, La Liga nuk do të autorizojë procedurën e lejimit të largimit të lojtarit nga Federata nëse nuk do të jetë paguar më parë shuma e klauzolës së vendosur”, shkruhej në njoftimin e La Liga.

Me pak fjalë, Mesi duhet të paguajë 700 milionë eurot siç pretendon Barcelona, ose do të jetë “i burgosuri” i saj edhe për të paktën një edicion. Një situatë e pakëndshme por që e bën edhe më të nxehtë luftën mes “Pleshtit” dhe katalanasve dhe largimin e tij nga Spanja thuajse një detyrim.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *