FlashJetë dhe stilTe FunditTe Gjitha
Meshkujt përfundimisht dashurohen me brunet, ja arsyet përse

Në këtë artikull do ju sjellim disa fakte pse meshkujt preferojnë të lidhen me femrat brune.
Ndikon ngjyra e flokut në preferencën e tyre?! Ja disa nga faktet:
- Brunet janë më misterioze
Sipas sondazheve të shumtë, femrat brune janë më të rezervuara në lidhje me gjërat e tyre. Ato japin më pak informacion te të tjerët. Misteri i tërheq meshkujt!
- Brunet ecin me bukurinë e tyre, si nata
Nëse biondet bëjnë figurë ditën, e kundërta ndodh me brunet. Ato ndriçojnë me sensualitetin e tyre më shumë natën. Biondet janë pranvera dhe vera, ndërsa brunet janë vjeshta e dimri.
- Shfaqin më shumë personalitet
Sipas intv.al femrat brune përcjellin më shumë personalitet në sytë e meshkujve bukuroshë. Një mashkull tërhqet nga një femër, e cila rrezaton një karakter të fortë.
- Burrat i konsiderojnë brunet si nënat më të mira për fëmijët e tyre
Ky përfundim del nga një studim i udhëhequr nga Universiteti Augsburg në Minesota, i publikuar në “Journal of Social Psychology”. Mesa duket, për ta brunet janë më të përgjegjshme për familjen.
(F.M/Faxweb)