Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Mesazhi zanor i Ramës për virusin, gazetari tregon dy shkeljet: Shkeli privatësinë dhe urdhëroi padrejtësisht…

Gazetari i emisionit “Ajsberg” në Fax News Artur Çani kundërshtoi mbrëmjen e sotme nismën “solidare” të kryeministrit shqiptar ku ky i fundit dërgoi tek të gjithë abonentët e kompanive celulare një mesazh zanor por edhe me tekst ku bënte thirrje për kujdes dhe disa rregulla bazë për mbrojtje nga koronavirusi.

Përtej notave ironike mbi këtë veprim të Kryeminstrit gazetari bëri një analizë të ligjit që sipas tij kjo gjë është një shkelje e privatësisë.

“Ka shumë njerëz që nuk e pëlqejnë Ramën dhe një sms apo një zë i tij në telefonin e tij i shqetëson ata.

Ai ka urdhëruar një institucion të pavarur siç është AKEP, për të vendosur zërin e tij në gjithë telefonatat e kompanive celulare.

Duhet që këto kompani ti hedhësh në një gjyq civil dhe ta zgjidhin vetë ato këtë çështje në gjykata nëse ka mbetur ndonjë”, shprehet gazetari.

Shqetësimin publik drejtuesi i emisionit e konkretizoi me një shembull të një qytetari i cili kërkonte nga shërbimi i klientit që të hiqte zërin e Kryeministrit nga telefoni i tij personal.

Emisioni 'Ajsberg' ne Fax News

Publiée par TauLajm News sur Lundi 16 mars 2020

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *