Gazetari Andi Bushati, përmes një statusi në facebook, ka reaguar në lidhje me mesazhin që kryeministri Rama i ka shkruar futbollistit serb Sinisa Mihajloviç.
Bushati nuk e sheh këtë letër të Ramës si një mungesë patriotizmin, por si një tregues të karakterit të Ramës. Me ironi gazetari thekson se problmi i kryeministri nuk qëndron se është pro serb, por sepse doli tifoz i Sampdorias pas Juventusit dhe Interit.
Postimi i plotë: Kjo letra per shokun e Arkanit, Mihajloviçin, me shume sesa per patriotizmin, flet per karakterin e Rames.
Problemi i tij nuk qendron se eshte pro serb, porse doli edhe tifoz i Sampdorias (Pas Interit dhe Juventusit).
Mekati i tij nuk eshte shoqeria me Vuçiçin, por kompleksi per ti’u lepire çdo te famshmi, kushdo qofte.
Te gjithe ata qe ndihen te cenuar ne sedren kombetare, nuk duhet ta shigjetojne si tradhetar, por thjesht si hipokrit.
Kujtojmë se Sinisha Mihajloviç ka publikuar së fundmi librin e tij autobiografik dhe mes kujtimeve të hedhura aty, ka zbardhur të plotë edhe mesazhin që ka marrë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. I referohet periudhës kur trajneri serb ishte i sëmurë dhe po luftonte me leuçeminë.
Ish-futbollsti i Crvena Zvezdës, Romës, Lacios, Sampdorias dhe Interit, tregon se numrin e telefonit të Edi Ramës ia kishte dhënë miku i tyre i përbashkët, Aleksandar Vuçiç.
“I dashur mister, jam Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ish-lojtar i Kombëtares së basketbollit shqiptar dhe një admirues i vjetër i Sampdorias së Vujadin Boshkovit. E mora numrin tuaj të telefonit nëpërmjet mikut tonë të përbashkët, Aleksandër Vuçiç. Folëm për ju dje në mbrëmje këtu në Novi Sad.
Kam dashur gjithnjë t’ju shprehja admirimin tim për egërsinë me të cilën po përballoni armikun tuaj më të frikshëm të jetës, por edhe për t’ju thënë se pasi keni mundur shumë portierë direkt nga goditjet e dënimit, ju me siguri jeni i zoti të mundni edhe hijen që është vendosur mes jush dhe portës tuaj të së ardhmes.
E di shumë mirë rrezikun që mesazhe të tilla solidariteti mund të bëhen të mërzitshme për një kokëfortë si puna juaj, por ju siguroj se ky i imi nuk është një mesazh i kësaj natyre. Përkundrazi, është shprehje e një admirimi antik.
Ju kërkoj ndjesë që nuk arrita t’ju shpreh më mirë ndjenjën e vlerësimit të lartë dhe simpatisë kundrejt jush, por nëse do të duhej një dëshmitar, atëherë miku ynë i përbashkët mund t’ju sigurojë se, tashmë prej vitesh, nuk ndodh asnjëherë që të mos flasim për ju si një figurë speciale në botën e futbollit.
Duke ju uruar gjithë të mirat juve dhe të dashurve tuaj, nuk po ju bezdis më me shpresën se një ditë do të mund t’ju takoj personalisht. ER”., i ka shkruar Rama.