Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


KryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

MESAZH Bashës dhe THIRRJE Selamit, Patozi: Kthehu andej nga ke ardhur se s’i hyn në punë askujt

Gjatë fjalës së tij përpara demokratëve të Tiranës, deputeti Astrit Patozi i ka dhënë një mesazh kreut aktual të PD-së Lulzim Basha. Patozi u shpreh se Basha  ka kohë edhe pak orë që t’ua kursejë demokratëve një traumë tjetër pas asaj të humbjes së zgjedhjeve.

“Për ne ka vetëm një mundësi që PD të dalë nga kjo spiralë e rrezikshme, që të ndalet kjo farsë dhe e ashpër. Lulzim ke ende disa orë qe t’ja kursesh demokratëve një traumë tjetër, ia ke borxh PD. Nuk ka asnjë shans që të rilindësh dhe një herë për të drejtuar PD-në. Për ndryshe do të hysh në histori si politikani më i keq i historisë së komunizmit në Shqipëri. Të gjithë ia detyrohemi asaj, por nëse ka një njeri që është deri në fyt, ai je ti. Nuk ngjite, nuk shkrepe, e as nuk çele qoftë një ditë të vetme.

Sipas meje nuk ke asnjë shans për të rilindur e udhëhequr PD drejt fitores. Leri demokratet, përndryshe do të hysh në histori si politikani më famëkeq pas shembjes së diktaturës. Historia nuk do ta falë kurrë. Mos hyr në derë o trim!”, tha Patozi.

Ndërkohë që i bëri thirrje edhe kandidatit për kreun e Partisë Demokratike Eduard Selami, ai u shpreh se Selami duhet të kthehet  andej nga ka ardhur se s’i hyn në punë askujt.

“Ndërsa ti Selam, coj selam Bashës, se jeni çifti i palumtur dhe i martuar me shkruesi për një farsë. Prandaj të them, kthehu andej nga ke ardhur se s’i hyn në punë askujt. Injorojeni farsën e 22-korrikut, ne s’do bëhemi pjesë e kësaj maskarade”, përfundoi Patozi. (S.SH/Shuplaka)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close