Kandidati për deputet i Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës, Kreshnik Çollaku në një intervistë për ‘FaxNews’, në emisionin ‘Me Xhaxhiun’, ka deklaruar se mes tij dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha qëndron Mati.
Duke qënë se Mati konsiderohet si një qytetet më të varfra të Shqipërisë sipas Euro Statit, Çollaku deklaroi se Partia Demokratike i detyrohet këtij vendi dhe për këtë ai i është shprehur kryetarit Lulzim Basha se mes miqësisë së tyre qëndron Mati.
“Qarkullon në hapësirën politike. Për të shpartalluar këtë virus dhe kushdo që tenton të prekë kutitë , ka zero shanse të përsëritet kjo ngjarje.
Unë kam parë një material të EURO Statit tregon që veriu është shumë i varfër. Por kjo është kontradiktorë sepse në këtë qark ka një ar që mund të shfrytëzohet. Ky qark është më i prapambetur, Mati e ka mbajtur vulën si rrethi racional, por ky persekutim dhe un si kandidat i qeverisjes PD-së mendoj që nuk është bërë mjaftueshëm në këtë qark. E djathta i detyrohet këtij vendi.
Unë gjendem në një zonë ku njerëzit ndodhen në gjendje të vështirë dhe nuk ka rrugë, ujë dhe është e papranueshme që të jemi në këtë gjendje. Ndërkohë teknologjia shkon në Mars, Mati është në këtë gjendje të mjerueshme. Lulzim Basha më ka bërë nderin që të përfaqësoj qytetarët e Matit në Kuvend.
Por i kam thënë Lulzim Bashës që mes miqësisë time dhe të tijën është Mati. Në rast se ai nesër zgjidhet Lulzim Basha atëherë mes nesh ndodhet Matit. Rrugë dhe ujë duan këta qytetarë, por qeveria ka këtë detyrim ti sigurojë kushtet minimale.
Kam takuar malësorëve që u shkonin lot në sy dhe kemi paguar lekët të gjitha për të dërguar fëmijët jashtë shtetit.
Mandatet e qarkut të Dibrës janë reduktuar nga 6 në 5 dhe ambicia ime është rritja e votave të zgjedhjeve të mëparshme.
Nuk njohë asnjë prej kandidatëve të tjerë, e them sinqerisht që kundërshtarët e mi në Mat nuk janë socialistët, por problemet e Matit.”, u shpreh Çollaku.
(R.G/Faxweb.al)