Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier, ka marrë sot dozën e parë të vaksinës ‘AstraZeneca’.
Zyra Federale e Presidencës njoftoi këtë të enjte se 65-vjeçari Steinmeier u injektua sot me vaksinën në Spitalin Bundeswehr në Berlin. Pas vaksinimit me ‘AstraZeneca’, Steinmeier u bëri apel qytetarëve që të ndjekin shembullin e tij.
“Unë u besoj vaksinave të miratuara në Gjermani”, theksoi ai në një mesazh.
(R.G/Faxweb.al)