Kryeministri, Edi Rama tha se të gjithë akuzat e bëra mbi nismën e qeverisë për konfiskimin e pallateve pa leje në Tiranë, duhet të merreshin mbrapsht. Rama tha se e gjithë problematika për ndërtimet pa leje ishin ngritur nga vetë qeveria dhe në rast se do të kishte diçka për të fshehur, atëherë publiku nuk do merrte vesh diçka të tillë.
Kryeministri, Edi Rama: Përfitoj nga rasti të them që i mëshiroj të gjithë ata që vazhdojnë dhe i bien fyellit në një vrimë që nuk ka asnjë lidhje me thelbin dhe rezultatin e kësaj nisme. Duke theksuar, e para këtë problematikë nuk e ngriti as politika dhe as medias. Fatkeqësisht këtë problematikë nuk e ngriti as drejtësia. Këtë problematikë e ngritëm ne për një arsye shumë të thjeshtë. Sepse asnjë nga ata të cilët ndërtojnë metra katrorë për qëllim fitimi nuk na mban dot lidhur me asgjë.
Pra kjo rrëzon të gjithë mitin e pazareve dhe legjendave urbane të fshehjes time prapa kullave apo pallateve. Po të ishte kështu, as ju nuk do kishit marrë vesh gjë. Atyre që thonë se këta i kemi vënë vetë, u them fjalët merrni mbrapsht sepse nuk i vendosim ne prokurorët dhe gjykatësit. Subjektet ose do i dhurojnë metrat katrorë ose t’i parablejnë me një çmim i cili e bën krejtësisht të paarsyeshme ndërtimin e mëtejshëm ndërtimin e metrave katrorë me qëllim fitimin. Në të gjitha rastet, do paguajnë edhe gjobën plus. Duhet të jesh i mbushur me një urrejtje për të akuzuar për këtë masë e cila i jep fund një historie shumëvjeçare. E fundit që kam, dua ta përsëris sepse shumë flasin pa ditur se çfarë flasin.