Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Merrini armët dhe vritini”, nëna e Katsifas bën thirrje për luftë: E para që do flijohem!

Thirrje për gjak dhe hakmarrje tek varri i të birit, 1 vit pas vrasjes së Konstandino Katsifasit.

“Merrni armët, bombat, vritini tradhtarët”, këto kanë qenë fjalët e nënës së minoritarit i cili mbeti i vdekur pas një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA një vit më parë, një ngjarje e cila ndezi dhe njëherë problemet etnike në jug të vendit.

Sot në ditën e përkujtimit të vdekjes së Katsifasit, dhjetëra minoritarë dhe shtetas grekë të ardhur enksa janë mbledhur në një ceremoni, ku nuk munguan as përplasjet me median.

Përballë varrit të të birit, ajo është shprehur se do të jetë e para që do të vetëflijohet.


“Ne jemi grekë nuk na ndal askush, thyejuni turinjtë tradhtarëve. Ky është Vorio Epir, jemi në tokat tona”, është shprehur nëna e Katsifasit ndërsa të gjithë familjarët e Katsifasit kanë refuzuar të flasin për mediat shqiptare. 18 persona u ndaluan në kufi nga shtetit shqiptar për te hyrë ne territorin shqiptar, pasi 10 prej tyre ishin shpallur non grata ndërsa të tjerë nuk plotesonin kushtet e udhetimit drejt Shqiperise.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *