U përfol në lidhje me ndryshimin e stadiumit ku do luhet finalja e kompeticionit “Champions League”, duke qenë se Turqia do të vendosë masa më strikte kundër koronavirusit.
Njëri prej skenarëve ishte se duke qenë se të dy skuadrat ishin angleze, atëherë ndeshja të luhej në Angli.
Por ky skenar nuk është më i vlefshëm sepse tanimë, UEFA merr vendimin që të mos ndryshohej vendi ku do të zhvillohet ndeshja mes dy skuadrave angelze.
Gjithashtu përsa i përket tifozëve të pranishëm do të shpërndahen në total 8 mijë bileta, pra nga 4 mijë bileta për secilin prej klubeve.
Hera e fundit që Stambolli ka pritur një finale ka qenë një spektakël i vërtetë. 25 majin e vitit 2005, Liverpool mposhti Milanin falë penalltive, por që kishte përmbysur më parë një disavantazh nga 0-3 në 3-3. Një gjë është e sigurt, që sërish trofeun e Champions League në qiellin e Stambollit do e ngrejë sërish një ekip anglez.