Aktorja e njohur amerikane Alyssa Milano ka fituar betejën me Covid-19 pasi qëndroi për 2 javë e sëmurë. Në videon më të fundit në Instagram, aktorja tregon se është shumë e shqetësuar, pasi po i bien flokët.
“Mendova të tregoja se çfarë iu bën COVID-19 flokëve tuaj. Merreni seriozisht”, shkruan Alyssa krah videos ku tregon si i bien flokët.
Aktorja bën thirrje që të përdoret maska dhe të ruhet distanca fizike.
“Dua që ta dini se kjo sëmundje nuk është mashtrim. Mendoja se po vdisja. Ndihesha sikur do vdisja. Nuk dua askush të ndihet në atë mënyrë që u ndjeva unë”, u shpreh aktorja.