Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas ka bërë një kërkesë të pazakontë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, të cilit duke i shprehur mosfrekuentimin e linjave urbane, janë të detyruar të gjejnë një rrugë të mesme për të shpëtuar nga falimentimi.
Njëra nga kërkesat është që të japin mjetet e tyre të transportit dhe t’ia vendosin në dispozicion Bashkisë për një afat 6 mujor, stafin drejtues, shoferë e fatorino, kontrollorë dhe çdo asset për çdo asset të nevojshëm për mirëmbajtjen e flotës dhe shërbimeve të transportit qytetas.
Ndërkohë opsioni tjetër është që pagesën për mbulimin en shpenzimeve (lekë/km të përshkruara) sipas modelit europian dhe vendeve fqinj për kapërcimin e situatës së krijuar nga pandemia Covid-19 deri në përfundimin e saj.
Kërkesa e shoqatës së Transportit e siguruar nga Fax News:
(F.GJ/FAXWEB.AL)