Pas disa ditëve qetësie, dhe rasteve sporadike me Covid 19, Greqia është duke shënuar në orët e fundit zhvillime shqetësuese sa i takon koronavirusit.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik njoftoi 262 raste të reja me Covid, nga të cilat 22 u zbuluan pas kontrolleve në portat e vendit. Ky është numri më i madhi rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë.
Numri i përgjithshëm i infeksioneve koronavirus në Greqi tani qëndron në 6177 pasi të mërkurën pasdite Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik njoftoi se rastet e reja të konfirmuara nga laboratori i sëmundjes janë 262.
Prej disa ditësh Greqia ka forcuar kufijtë e saj hyrës, duke kërkuar testin e Covidit për çdo person që kërkon të shkelë në tokën e saj, por megjithë përpjekjet nuk ka mundur dot që ti shpëtojë një vale të dytë infektimesh.
(E.K/Faxweb.al)