Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropë, Hans Kluge, ka konfirmuar një natë më parë, se sot do të vijnë vaksinat e para kundër Covid-19 në Kosovë.
Kluge përmes një postimi në Twitter, shkruan se ditën e sotme do të mbërrijnë vaksinat e parë në Kosovë.
Mësohet se vaksinat që do të vijnë janë AstraZenecas, të cilat janë siguruar nëpërmjet mekanizmit COVAX, ku bën pjesë edhe Kosova.
Kosova është i vetmi vend në Evropë, që nuk kishte marrrë vaksina kundër Covid-19, ndërkohë që Shqipëria i ka ardhur në ndihmë, ku i ka premtuar që do të vaksinojë të gjithë mjekët dhe infermierët, të cilët në total janë 11 mijë.
(E.H/Faxweb.al)