Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez i kanë dhënë fund fejesës së tyre dhe lajmin e kanë bërë me dije vetë ish-çifti.
Të ftuar në Today Show ata thanë se e shohin veten më mirë si shok dhe duan të mbeten të tillë.
Ata kishin bërë planet për dasmën, por, këto plane u anluan pasi filluan të qarkullonin zërat se ylli i bejsbollit Alex Rodriguez fliste me femra të tjera.
Megjithatë duket se pas gjithçkaje Lopez dhe Rodriguez kane vendosur që marrëdhënien e tyre ta shkëpusin në paqe dhe të vazhdojnë të ruajnë raporte miqësore me njeri-tjetrin.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin në bizneset dhe projektet tona të përbashkëta. Ne i urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të secilit.”, kanë thënë ata.
Ky lajm i trishtuar për fansat e çiftit të famshëm vjen vetëm disa ditë pasi Jennifer u shfaq me unazën e saj të fejesës.
Lopez është parë të pushojë dhe ka ndarë disa foto në instagram me ndjekësit e saj në të cilat duket që mungon unaza e fejesës.
Burime të afërta me çiftin kanë bërë me dije se Alex Rodriguez pas tradhëtisë ndaj këngëtares është përpjekur ta rifitojë atë duke i dërguar lule, duke i telefonuar, por ajo mendon se është e kotë të përpiqet të rindërtojë marrëdhënien pas tradhtisë.