AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Merr detyrën si Prokuror i Përgjithshëm, Olsian Çela paralajmëron ndryshime: Asgjë nuk shkon vaj

Olsian Çela ka marrë sot detyrën e Prokurorit të Ri të Përgjithshëm, pasi u votua ditën e djeshme me 101 vota pro nga Kuvendi, ndërkohë që ishte renditur i pari nga KLP.

Gjatë prezantimit të tij, ku ishte e pranishmë edhe ish-prokurorja Arta Marku, të cilën Çela e falenderoj për punën e bërë, prokurori i ri deklaroi se vendi ndodhet në një situatë të vështirë, po perballet me një krizë ndërsa njerëzit sot kërkojnë drejtësi.

“E vlerësoj se ne na duhet transparenca që duhet të sigurojmë ndaj medias dhe publikut si mënyra më e mirë për të rritur besimin e institucioneve. E falenderoj z.Marku për punën e bërë gjatë këtyre dy viteve, në këtë fazë me probleme te mëdha dhe delikate, besoj se ka bërë më të mirën e mundshme. Tani hyjmë në një fazë të re ku po ndërtohen institucionet e rëndësishme të drejtësisë.

Kërkohet një angazhimi i ri se si ku organ do të funksionojë. Shqipëria duhet të behët pjesë e familjes së madhe europiane ku rezultatet e punë sonë kanë një rëndësi të jashtëzakonshme dhe kur do të jetë objektivi ynë primar si një kontribut për të ardhmen e vendit.

Ka mundësi që përmes institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme për ti dhënë jetë ideve të reja dhe për të arritur atë që po presim me padurim. Më në fund në këtë vend të fillojnë të bëhen gjëra konkrete. 

Është një rast që do të realizohet në lartësinë e asaj që njerëzit presin nga ne. Ju falenderoj që jeni prezent me kolegët do të bëjmë një punë të mirë. Asgjë nuk shkon vaj. Ndryshimet janë pozitive, do të kemi shumë shpejt zhvillime të reja, vendi është në rrugën e duhur për nga e ardhmja më e mirë.”- u shpreh Çela.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Publikohet videoja ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla konsumon kokainë në një ambient publik:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *