AktualitetTe FunditTe Gjitha

Merita Halili rrëfen fatkeqësitë e jetës: Kam humbur babain, vëllain por ikja e nënës ishte më e vështirë

Këngëtarja e njohur Merita Halili, e ftuar në programin “Lart e Poshtë”  të drejtuar nga Erlad Rexho ka folur për herë të parë për humbjen e nënës se saj dy vite te shkuara.

“Përpara nënës kam humbur vëllain, ai iku shumë i ri dhe nëna nuk mundi të duronte… E kam përjetuar shumë keq. Unë e kam humbur shumë e re babain, por ikja e nënës ishte akoma dhe më e vështirë”,  ka rrëfyer Halili.

 Por mesa duket këto fatkeqësi atë e kanë bërë dhe më të fortë në jetë. Ajo ka folur gjithashtu për projektet e reja, që shumë shpejt do të shohin dritën e publikimit. Madje ajo ka treguar se i pëlqen akoma edhe më shumë Tirana dhe sa herë që vjen i duket edhe më e bukur. (J.V/Shuplaka)

 

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.