E dimë të gjithë se kryeministri i vendit, Edi Rama i përket shenjës së gaforres. Astrologia Meri Shehu ka bërë parashikimin për këtë shenjë duke thënë se nuk feston dot në një kohë kur përballet me sfidë kaq të madhe sociale si dy tèrmete dhe një vírus i fortë.
E ftuar në “Wake Up”, zbuloi se duhet të jetë shumë e gaforre e fortë deri në fund të vitit për të menaxhuar këtë situatë të vështirë.
“Ne na intereson se po na udhëheqin. Nuk besoj se feston me çfarë po ndodh. Një gaforre nuk feston dot në momente kaq delikate. Duhet të jetë një gaforre shumë e fortë deri në fund të vitit nëse ia arrin që të menaxhojë dhe ta përballojë këtë sfidë natyrore dhe sociale. Është përballë një sfide sociale dhe natyrore. Këtë vit ka pasur dy tèrmete dhe një vírus shumë të fortë,” tha Meri.
Në parashikimin e kësaj shenje për muajin Qershor, Meri e rendit në vendin e tetë për çështje fati duke thënë: “Janë në një vit të çuditshëm sepse do kenë problematika në marrëdhenie me të tjerët. Do kemi disa kthime mbrapa në bashkëpunime ose në çift. Pas datës 21 do qetësohen pasiguritë e tyre. Duhet të kenë kujdes shëndetin.” (A.M/Faxweb.al)