Ngjarjet e pazakonta që kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme ku në Tepëlenë janë vjedhur tre biznese dhe dy banesa private dhe në qytetin e lushnjes u grabit po ashtu një argjendari janë komemntuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Përmes një postimi në facebook, Berisha shkruan se pas 6-të grabitjeve hajnat hoqën maskat dhe u larguan të qetë, ku sipas tij 2 prej tyre u nisën përTiranë për t’ju dhuruar dy ministrave për hanëmet dhe një mimnistreshe gjerdanë dhe byzylykët e qëndisur me brilante dhe flori.
“Gazetarët pyetën ministrin Lleshaj për 6 plaçkitjet në mëngjesin e maskave. Ai dha përgjigjen standarte: për vjedhjet, vrasjet, krimet nuk përgjigjet ministri por përgjigjet policia. Prandaj shkoni pyesni policinë. Ministri përgjigjet vetëm për vetedorëzimet si ajo e Eskobarit dhe pikë,” – shkruan ndër të tjera Sali Berisha në facebook.
Statusi i plotë:
Mengjes i maskave, apo i 6 plaçkitjeve me maska!
Te dashur miq, ky ishte mengjesi i maskave, nga ora 3 gjer ne ora 6 te mengjesit maskat me uniforme dhe pa uniforme kryen 6 plaçkitje. Keshtu, ne Tepelene rreth ores 03:00 te mengjesit maska me uniforme zbrazen plotesisht me plaçkitje nje supermarket, nje pastiçeri, nje bulmetore dhe dy banesa private. Ekipi i hajnave pas plaçkitjeve hoqi maskat por jo uniformen dhe u kthye ne detyre. Po keshtu ne Lushnje, kater maska thyen dhe zbrazen nje argjentari. Pas plaçkitjes hajnat hoqen maskat u larguan te qete, dy prej tyre u nisen per Tirane per t’ju dhuruar dy ministrave per hanemet dhe nje ministreshe gjerdane dhe byzylyket e qendisur me brilante dhe flori.
Gazetaret pyeten ministrin Lleshaj per 6 plaçkitjet ne mengjesin e maskave. Ai dha pergjigjen standarte: per vjedhjet, vrasjet, krimet nuk pergjigjet ministri por pergjigjet policia. Prandaj shkoni pyesni policine. Ministri pergjigjet vetem per vetedorezimet si ajo e Eskobarit dhe pike!?!? sb
(F.GJ/FAXWEB.AL)