Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në një takim elektoral të mbajtur në Dropull, foli mbi mbylljen e aeroportit të Rinasit, ku hodhi akuza mbi ata që ai i cilëson si pengmarrësit e aeroportit kombëtar.
Rama theksoi se qeveria nuk u kap gafil, dhe se oraganizatorët, duke iu referuar presidentit Meta dhe ish-kryeministrit Berisha, gjetën personin dhe qeverinë e gabuar për sfida të tilla.
Teksa fola gjatë mbi një komplot për mbylljen e Rinasit, kryeministri nuk dha asnjë zgjidhje nëse ka një plan për zhbllokimin e ngërçit mes kontrollorëve ajror dhe ministrisë së Infrastrukturës dhe Ekonomisë.
“Nuk na kapën gafil. Gjetën kryeministrin dhe qeverinë më të gabuar për të bërë sfida të tilla. Ne nuk jemi të rënë nga qielli, kemi bërë gabime plot. Por një gjë është e sigurtë që jemi e vetmja forcë karakteri në përfaqësimin politik shqiptar.
Flasim për dy mandate. Ku dy mandate, mandate i dytë u ndërpre në mes nga tërmeti dhe më pas tërmeti që mbërtheu gjithë botën.
Imagjinoni një moment ku pandemia të binte në periudhën kur ata ishin në pushtet me spitalet e tyre.
Flasin këta për Shqipërinë, një çetë me Honxho Bonxho.
Çfarë mendon Ilir Meta për pengamarrjen e kullës së kontrollit ajror të Shqipërisë, vetëm pak javë përpar stërvitjes më të madhe të NATOS të bërë ndonjëherë në rajonin tonë. Ku dinë ata nga kjo gjë ata dinë vetëm të angazhohen për të baltosur Shqipërinë me lloj lloj balte në arenën ndërkombëtare”, tha Rama.