Bëhët fjalë për dy moderatore mjaft të njohura dhe të dashura për publikun shqiptarë, Nevina Shtylla dhe Eva Murati.
Mendohej se dy bukuroshet ishin shoqe të ngushta por nuk është kështu. E vetmja gjë që i lidh dy moderatoret është filmi që kanë luajtur bashkë. Këtë gjë e ka sqaruar vetë moderatorja Nevina Shtylla e cila ka qenë e ftuar në emisionin “Pop Culture” në Top Chennel.
“Nuk e di pse është krijuar ideja se ne kemi një marrëdhënie shoqërie të ngushtë. Jemi njohur në xhirimet e një filmi dhe aty kishim rolin e dy shoqeve të ngushta, unë isha protagoniste. Pas filmit rrugët tona u ndanë”,-është shprehur Nevina.
E pyetur nga moderatorja e emisionit nëse ato ishin zënë më njëra-tjëtrën, Nevina u përgjigj: “ “Nuk jemi zënë, thjesht na janë ndarë rrugët. Rolin protagonist unë nuk ja mora askujt, por ma dhanë”.
(E.T/FAXWEB.AL)