Kancelari Scholz ka lënë të kuptohet se nuk është tërësisht dakord me dërgimin e aeroplanëve luftarakë në Ukrainë. Ai u shpreh se ishte kundër konkurencës per dërguar arme drejt Kievit. Ndërsa Parisi po merr në konsideratë të trajnojë pilotë ukrainas, sipas një zyrtari ushtarak. Mendohet se palët ukrainase dhe francezë do ta diskutojnë këtë ceshtje këtë javë nëpërmjet një telefonate.
Pasi siguroi tanket Leopard dhe Abrams, nga Gjermanias dhe ShBA, Kievi ka kërkuar raketa me rreze të gjatë veprimi si dhe aeroplanë luftarak, për tu përgatitur për një ofensivë të mundshme në pranverë. Meqë sigurimi i dërgesës së tankeve ishte i suksesshëm aleatët po shqyrtojnë dërgimin e aeroplanëve me kujdes, por ende nuk janë shprehur qartësisht midis tyre, për këtë cështje.
Ukraina ka në arsenalin e saj ende avionë luftarakë te prodhimit rus, dhe këto avionë të rinj i duhen për të balancuar numrat me kundërshtarin. Nëse aleatët do të furnizoni Ukrainën atëherë ajo do të dispononte aeroplanë të tipeve të avancuara si Eurofighter, Tornados, Rafales, F.16 dhe te tjerë.