Te FunditTe Gjitha

Memorial në kampin famëkeq të Tepelenës, më 30 gusht përkujtohen të ekzekutuarit nga regjimi komunist

Gjatë regjimit komunist, në Shqipëri humbën jetën, u ekzekutuan me gjyqe farsë apo pa gjyqe fare, të vdekur në burgje apo nga kushtet çnjerëzore, rreth 6 mijë vetë.  Varret e tyre nuk shënoheshin dhe nuk ju tregoheshin familjareve, çka e bën akoma edhe më të rëndë këtë dramë të shoqërisë sonë.

Më datë 30 gusht është Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve dhe Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ka vendosur që të promovojë idenë e një memoriali në kampin famëkeq të Tepelenës, ku humbën varret e qindra personave, sidomos fëmijë.

Mësohet se ky aktivitet do të organizohet me datë 30 Gusht në Tepelenë, dhe AIDSSH fton qytetarë të interesuar, të mbijetuar dhe familjarë të tyre, për të përkujtuar vite vuajtjesh, jetët e humbura, dhe varre ende te pagjetura të qindra fëmijëve, vdekur nga uria e sëmundjet.

Në këtë takim, do të prezantohet një maket i memorialit, që do të përbëhet nga “Pylli i Fëmijëve”, rindërtimi i një prej barakave sipas modelit të vizatuar nga i mbijetuari Leke Pervizi, si dhe ide të tjera plotësuese.

Gjon Radovani, familjar i një prej të mbijetuarve është ai që ka projektuar këtë maket. Ai njihet si arkitekt me eksperiencë ndërkombëtare. Ndërkohë grupi i punës së AIDSSH kryesohet nga Simon Mirakaj, i mbijetuar i këtij kampi. Edhe 20 ditë na ndajnë nga ky aktivitet që do përcjellë histori të tëra vuajtjesh dhe dramash, të familjeve shqiptare. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.