Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Pas kritikave të ashpra në media, ‘binden’ femrat e familjes Trump dhe vendosin maskën (FOTO)

Familja e Donald Trump më në fund shtoi maskën në pjesën e veshjeve të tyre, për debatin e fundit presidencial, pasi u paralajmëruar se do të liheshin jashtë nëse i hiqnin.

Ekupi i Presidentit, përfshi Zonjën e Parë, Melania dhe fëmijët Ivanka, Tiffany dhe Eric, hynë në arenën e debatit në Universitetin Belmont në Nashville disa minuta pasi kishte nisur debati.

Të gjithë ishin pajisur me maskë, e cila ishte një prej kritereve të të gjithë pjesëmarrësve në event, dhe Komisioni për Debatin Presidencial i paralajmëroi se do të nxirreshin jashtë të gjithë ata që hiqnin maskën.

Familja e Trump u kritikua shumë pasi në debatin e parë të zhvilluar më 29 shtator nuk vendosën maskën dhe më pas Coronavirus shpërtheu në Shtëpinë e Bardhë ditë më vonë, duke infektuar Presidentin Donald dhe bashkëshorten e tij Melania.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *