Zonja e Parë, Melania Trump priti pemën e Krishtlindjes në Shtëpinë e Bardhë të hënën, duke vijuar një traditë të vjetër në kryeqytetin e vendit.
Bredhi 18.5 metra u dorëzua në Shtëpinë e Bardhë përmes karrocave me kuaj, duke nisur kështu një sërë ngjarjesh tradicionale të festave, shumë prej të cilave do të vazhdojnë edhe këtë vit, megjithë paralajmërimet e CDC-së kundër tubimeve publike mes pandemisë së virusit koronavirus.
Festa e parë e Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë u mbajt në dhjetor 1800, kur Presidenti John Adams dhe zonja e parë Abigail Adams e bënë për mbesën e tyre 4-vjeçare Susanna Boylston Adams. Këto janë disa fotografi të zonjave të para me pemët e Krishtlindjeve të Shtëpisë së Bardhë ndër vite.