Kryetari i qytetit meksikan Mahahauala, Obed Duron Gomez është vrarë nga narko-bandat pasi kishte urdhëruar të bllokohen rrugët që çojnë në qytetin e tij, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Gomez, i pari i qytetit Mahahauala, është vrarë teksa po udhëtonte drejt pjesë jugore të Meksikës, më saktësisht në Kintana Ro.
Në momentin e tmerrshëm, ai ishte brenda një minibusi me pasagjerë të tjerë, kur disa persona që ishin në një makinë në lëvizje pranë tyre hapën zjarr.
Nuk dihet ende nëse ka persona të tjerë që kanë mbetur viktimë e këtij atentati të rëndë.