Aktori i njohur Mehdi Malka, përmes një thirrjeje në facebook, ka dashur të përcjell te qytetarët shqiptarë mesazhin sensibilizues që të mos shajnë më nga nëna njëri tjetrin në facebook. Aktori thekson se nëna është e shenjtë cilado qoftë ajo, qoftë nëna e kryeministrit apo nëna e kryetarit të Bashkisë. Malka kërkon nga ndjekësit që të hapin një faqe në facebook “Mos shani më nga nëna”, në mënyrë që kjo thirrje të gjejë një mbështetje sa më të gjerë.
“Mos shani më nga nënat në facebook se lat nam. Nuk kini punë me nënat o njerëz. Nëna është shenjtore, nëna nuk është një gjë e zakonshme. Unë që po ju flas nuk kam pasur lidhje me nënën pasi më ka lënë kur kam qenë 5-vjeç, ndoshta ndaj e ndiej dhe më shumë se ju të tjerët. Nëna është shenjtore.
Le të hapim një rubrikë të dënojmë të gjithë ata që shajnë nga nëna. Le të jetë dhe nëna e kryeministrit ose nëna e kryetarit të bashkisë, nuk ka fjë nëna që këta janë bërë rrugeçër. O njerëz nuk kemi punë me nënat. Nënat janë shenjtore. Le të hapim një në facebook mos shani më nga nënëa.”- u shpreh aktori Malka