Megaprocesi kundër mafies kalabreze “Ndrangheta” ka nisur ditën e sotme në Lamezia Terme të Kalabrisë në një sallë gjigande të sigurisë së lartë me sipërfaqe 3300 metra katrorë. Nga 325 persona të akuzuar si mafiozë e bashkëpunëtorë, 8 janë shqiptarë, të cilët u identifikuan si:
-Orkind Cobaj i lindur në Shqipëri më 20/08/ 1992 e i shpallur në kërkim;
-Ydaj Hoxhaj, lindur në Shqipëri më 04/01/ 1991;
-Robert Lazaj lindur në Mekat të Vlorës më 29/08/1972;
-Alfred Lucaj lindur në Shqipëri më 26/05/1979;
-Lulezim Shkurtaj lindur në Shqipëri më 27/05/1987;
-Eduart Tahiraj i njohur dhe me emrin Dhimitër Lutaj lindur në Shqipëri më 22/10/1971;
-Floriand Tahiraj lindur në Vlorë më 22/02/1983;
-Lavdosh Serani lindur në Shqipëri më 01/06/1975.
Megaprocesi po drejtohet nga Prokurori i Antimafias së Katanzaros, Nicola Grateri, ndërsa të gjithë të akuzuarit do të mbrohen nga një “ushtri” me 600 avokatë. Mësohet se roli i shqiptarëve ishte të furnizonin ‘Ndranghetën’ me marijuanë e hashash që vinte nga Shqipëria dhe kalonte përmes portit të Barit.
Trafikimi realizohej përmes një grupi trafikantësh shqiptarë me bazë në veri të Italisë, shumica e të cilëve në rajonin Toskana. Kujtojmë se megaprocesi është rrjedhë e operacionit të koduar “Rinascita Scott”, i cili u ekzekutua në dhjetor të 2019 pas disa vitesh hetimi të Antimafias.
(A.M/Faxweb.al)