Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Medikamentet kundër kancerit, Nertila Haxhia: Deklarata e Kryeministrit ishte qesharake, ilaçet i kam marrë dhe vazhdoj t’i marr kontrabandë

Aktivistja e të drejtave të njeriut, Nertila Haxhiaj sapo ka superuar sëmundjen e rëndë të kancërti dhe tashmë gëzon shëndet të plotë.

E ftuar në Fax Neës, Haxhiaj shprehet se sëmundja agravon nga dita në ditë tek shumë persona.

Aktivistja gjithashtu është shprehur se deklarata e Kryeministrit Edi Rama në lidhje me mësuesen nga rrësheni e cila vuante nga  enjëjta sëmundje është shumë qesharake.

“Është shumë qesharake, është një shoë i vërtetë mënyra se si trajtohet kjo çështje në Shqipëri.

Problem nuk identifikohet si sukses vetëm me një ilaç.

Sa më shumë informacion të marrësh në lidhje me këtë sëmundje aq më shumë kupton se këtu luhet një shfaqje e vërtetë.

Çdo vit diagnostikohen 1.2 milion gra në të gjithë botën me kancerin e gjirit.

Mua personalisht më kanë ndihmuar emigrantët, shumica janë gra.

Në Shqipëri nuk gjeja dot shumë ilaçe, madje shpesh postoja receta të miat në facebook. Shumë ilaçe jam detyruar t’i marr kontrabandë, dhe vazhdoj t’i marr ende pasi nuk i gjej në Shqipëri,”- ka rrëfyer Nertila.

(F.M/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *