E ftuar në studion e Faxnews gazetarja Xhoana Çallaku ka folur për një sondazh të kryer për median në vend. Çallaku koordinatore e organizatës “Lajmëtarja” tha për gazetaren Jonida Omeri se shumë studentë pavarësisht se studiojnë për gazetari, nuk e shohin të ardhmen në media.
Sakaq ajo shtoi se 93% e studentëve mendojnë se mediat janë të influencuara nga politika.
Çallaku: Janë 89% e gazetarëve që kanë firmosur një kontratë të rregullt pune. Janë studentët , 93% janë shprehur se mediat janë të influencuara politikisht, kjo është një këmbanë alarmi sa i takon misionit të gazetarit.
Studentët janë 48% që nuk e shohin të ardhmen që të vazhdojnë në këtë profesion, 10% kanë zgjedhur edhe destinacionin se ku do largohen. Vazja janë më skeptike rreth punës së tyre.
Studentët thonë se janë influencuar nga ata që janë moderatorë. Studentët mendojnë se mugon fjala e lirë.
Nga të pyeturit ka pasur një pjesë të studentëve që janë bërë pjesë e një medie por janë shprehur se kanë punuar pa pagesë. Ata mendojnë se është e vështirë të gjesh një vend pune në Shqipëri.