AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Mediat greke apel qeverisë: Na duhet ndihmë financiare, jemi në kolaps ekonomik

Mediat greke i kanë drejtuar një apel qeverisë për ndihmë financiare pasi prej shumë ditësh ndodhen në kolaps për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e COVID 19.

Në një thirrje të bashkuar mediat shprehen se nuk do të mund të punojnë dot pa një ‘dorë të zgjatur’ nga qeveria e cila në planin ‘e shpëtimit’ nuk ka përfshirë ‘pushtetin e katërt’.

Shumë sipërmarrës mediatikë shprehen se prej kohësh klientët nuk shlyejnë detyrimet për reklamat duke i futur në ngërç financat, ndaj sipas tyre qeveria duhet të marrë masa urgjente për të garantuar vijimin e punës të një prej sektorëve më aktiv të këtyre kohërave të vështira.

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *