Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Të fshèhur në vilën luksoze, kapèt me 205 kg kanábis 22 vjeçari shqiptar

Me 205 kg kanabis në banesën e tij u gjet një 22 vjeçar shqiptar, në vendin e quajtur Kineta, 20 km në veri perëndim të Athinës.

Sipas anti drogës Greke, sasia lëndës narkotike ishte fshehur në magazinë të një vilë luksoze të cilën anëtarë të organizatës e kishin marrë me qera prej disa muajsh. Autoritetet kishin informacion në rrugë operative,se në banesë gjendej sasi e madhe narkotikësh, e importuar nga shqipëria,e cila kishte destinacion tregun vendas të narkotikëve, shkruajnë mediat greke.

Gjatë operacionit u bë i mundur bllokimi i sasisë së lëndës narkotike prej 205.4 kg,disa pajisje gps tracker si dhe një peshore elektronike.

22 vjeçari i arrestuar u dërgua në gjykatë, e cila vendosi ta lërë në burg deri në përfundim të hetimeve, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe dy shtetas të tjerë nga Shqipëria, anëtarë të së njëjtës organizatë.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *