I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji, inxhinieri Arben Meçe nuk doli nga pritshmëritë, teksa u shpreh se Edi Ramën po e kopjojnë Serbia, Kosova dhe Maqedonia.
Ai tha se ai është një fanar ndriçues në botë, dhe madje shkoi aq larg sa tha se edhe Donald Trump, jo vetëm që e dinte ekzistencën e Ramës, por po ndiqte edhe shembullin e tij. Kjo ka sjellë dhe replikën e gazetarit Bejdo Malo, i cili i tha Meçes se ishte si Elisa Spiropali në versionin mashkull.
Meçe: Po që kanë filluar ta kopjojnë Ramën. Në Maqedoni sapo vendosën gjendjen e jashtëzakonshme se kuptuan se politika e Ramës funksionon. Edhe Kosova të njëjtën gjë po bën, shkoi pas Edi Ramës. Edhe Serbia po bën të njëjtën gjë. Mua më vjen mirë që qenka një shqiptar i cili bëhet fanar ndriçues në botë.
Malo: Je Elisa Spiropali mashkull! (të qeshura në emision). Meçe: Më vjen mirë që shembullin e Ramës e ka marrë edhe Trump-i. E ndiej veten krenar.