08:19 | 15/08/2022
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Advertisement
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Me zërin duke iu dridhur, flet nëna e Hueyda El Saied: Kur të vdes fëmija, të vdes edhe shpirti…

08:46 | 26/06/2022
në Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Me zërin duke iu dridhur, flet nëna e Hueyda El Saied: Kur të vdes fëmija, të vdes edhe shpirti…

7 muaj nga humbja e artistes së ndjerë Hueyda El Saied, në studion e “Rudina” ishte bashkëshorti i saj, Thierry Grosjean me djalin Gabriel, si dhe nëna e saj Diana Çoku.

Për familjen e artistes dhimbja është ende e madhe.

“Ndihem shumë keq, nuk kam fjalë për Hueydën… sepse kur të vdes fëmija, të vdes edhe shpirti bashkë. Por duhet të bëhem e fortë, sepse kam Gabrielin dhe Tierry-n”.

Ndërsa bashkëshorti Thierry Grosjean, tregon se që nga vdekja e artistes i është dashur të bëhet edhe nënë dhe baba për djalin e tyre 6-vjeçar.

“… është një aventurë e re për mua, është e mrekullueshme, e jashtëzakonshme. Ne jemi të fortë së bashku. Por është ende shumë emocionale për ne të shikojmë këto pamje, këtë fotografi të bukur të Hueyda-s”.

Duke folur për ditët e fundit të Hueydës, Thierry tha se ajo nuk hoqi dorë nga të bërit art deri në ditën e fundit.

“Në fakt ajo ishte duke u dominuar nga sëmundja në atë kohë, por ajo vazhdoi të bënte art. Vazhdonte të prodhonte, ka disa skulptura të ndryshme, e keni parë në rrjetet sociale. Edhe kur ishte në spital pikturonte, ishte shumë e rëndësishme për të të mbante të gjallë kurajon dhe të vazhdonte luftën kundër sëmundjes. Dhe donte të merrej me artin në mënyrë paralele. Edhe kur ka qenë në spitali të gjithë doktorët shikonin artin dhe veprat që ajo krijonte”, rrëfeu bashkëshorti i artistes.

Në studio ishin të ftuar edhe disa nga miqtë e Hueydës, mes të cilëve ishte edhe moderatori Xhani Shqerra. Ky i fundit foli për djalin e artistes, Gabrielin, duke ndarë prej cilësive që ka trashëguar ai nga nëna e tij e ndjerë.

“Gabrieli ka trashëguar nga mamaja, por edhe nga dashuria e gjyshes dhe e babait mbi të gjitha, përjetimin e gjësë në mënyrë shumë serioze, me atë etikën e tij si të ishte një djalë i rritur. Edhe pse është i vogël dhe nuk e kupton rëndësinë apo gjithë këta njerëz përreth që duan ta përqafojnë, sepse të gjithë ne na duket sikur përqafojmë motrën tonë, apo vajzën e dashur të ekranit…

Edhe pse është i vogël, është shumë i dashur, shumë i talentuar. Ka dashurinë për kamerat edhe për gjithçka ka të bëjë me komunikimin. Është shumë i kujdesshëm ndaj babait. Edhe me mua që kishte kohë që nuk më kishte parë, mua më thërret daja Xhani, vrapoi tek unë si të ishim ndarë dje.

Kjo është meritë mbi të gjitha e babait, e Thierry-t, duam që ta falenderojmë publikisht për këtë lidhje që mban me rrënjët”- tha Xhani Shqerra.

Artistja u nda nga jeta në moshën 46-vjeçare më 23 nëntor si pasojë e kancerit të gjirit.

ShareTweetSendShareSend
Pas

2 të vdekur e 21 të plagosur! ‘Ngrihet’ alarmi në këtë shtet për sulmet terroriste

Para

Kur Charles të jetë mbret, nipërit e tij duhet t’i marrin leje për tu martuar? Njihuni me rregullin e çuditshëm

Para
Kur Charles të jetë mbret, nipërit e tij duhet t’i marrin leje për tu martuar? Njihuni me rregullin e çuditshëm

Kur Charles të jetë mbret, nipërit e tij duhet t'i marrin leje për tu martuar? Njihuni me rregullin e çuditshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Fax News LIVE







Të Fundit

Begaj nis sot vizitën e parë zyrtare në Kosovë, nga konferenca me Osmanin te takimi me Kurtin, ja si do jetë agjenda e tij

Indeksi, përkeqësohet cilësia e të jetuarit në kryeqytet, Tirana mbetet e fundit në Europë

Shpërthime tritoli në qytetin ku u vra Bledar Muça, mediat belge: Mafiozët shqiptarë po na terrorizojnë, njerëzit kanë frikë të ecin në këmbë

Tragjedi/ 41 persona të vdekur pas zjarrit në kishë, mes tyre edhe 18 fëmijë

“Planet për projektin e së ardhmes do të japin rezultat”, njihuni me horoskopin e ditës së hënë

Rritje e temperaturave, këto janë zonat ku do mbizotërojnë vranësirat, si parashikohet të jetë moti për ditën e sotme

Djali i saj sulmoi Salman Rushdie, flet e ëma: Në Liban ai u shndërrua në introvert, mbyllej në bodrum! Zemërohej pse nuk e njoha me Islamin…

Shpërthim zjarri brenda kishës, 41 persona të vdekur e dhjetëra të plagosur

“Këta duhen vrarë të gjithë, janë kriminelë”/ U plagos në detyrë, punonjësi i IMT-së: Iu hodha sipër dhe i kapa armën…

VIDEO/ Përmbyset autobusi në Bullgari, 8 fëmijë e 4 të rritur në spital

© Copyright 2022, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by wearedope.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2022, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by wearedope.com.