Gazetarja e Fax News Kloida Gjuzi në një raportim live për emisionin ‘Me Xhaxhiun’, tregoi situatën aktuale në spitalin rajonal të Durrësit, ku nga data 15 shkurt reparti i infektivit është vënë në dispozicion të pacientëve Covid.
Gazetarja ngre shqetësimin se edhe pse ky repart është i tejmbushur me pacientë të infektuar, atje hyjnë dhe dalin njerëz pa masa mbrojtëse.
“Situata nuk është aspak optimiste, aspak e qetë në qytetin e Durrësit pasi që në datën 15 shkurt kur spitali rajonal i Durrësit u bë një minispital Covid pasi reparti i infektivit u vu në dispoziocion të personave të prekur me Covid-19, situata është tepër alarmante.
Kemi dy ditë, kemi 72 orë që kemi një spital Covid në qytetin e Durrësit dhe hyrje-daljet lejohen si të ishte një repart infektiv në një ditë normale. Reparti i infektivit në kët zonë nuk ka ndonjë ndryshim nga pediatria, nuk ka ndonjë ndryshim nga materniteti nuk ka ndonjë ndryshim nga zona të tjera të këtij spitali rajonal të Durrësit.
Pse lejohet të hyjnë dhe të dalin njerëz me qese në duar pa masa mbrojtëse duke rritur përhapjen masive të Coid-19 në qytetin e Durrësit ku duhet thënë se shifrat nga 20 rriten në një ditë në 86 rriten në 100, rriten në 134 që ishte dhe shifra më e lartë që kemi pasur përsa i takon shkurtit”– u shpreh gazetarja.
(S.D/Faxweb.al)