Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Me Xhaxhiun”, ku ka folur për fushatën elektorale të Partisë Socialiste.
E pyetur nëse partia e saj ndihej e lodhur pas 8 vitesh në pushtet, Ministrja Ekonomi deklaroi se burimi i tyre i energjisë është kryeministri Rama, i cili vetë ka një energji të pafund që më pas transmetohet te të tjerët në parti.
Ekonomi foli dhe për fushatën e kundërshtarëve në PD, duke theksuar se PD-ja po përdor teknikën e entuziasmit, pra duket sikur janë entuziastë për fitoren.
Intervista e plotë:
Si do e mbani numrin 8 të mandateve? Duhet të jemi minimalisht 8. Në numrin 8 është vetë kryeministri Rama dhe më pas vijnë personazhe të njohura në Durrës, Fushë-Krujë. Fakti që Rama është vetë numri 8, kjo synon maksimalizim. Ne përpiqemi shumë të punojmë me zona.
Dosja 339? Njerëzit kanë një opinion që vjen nga media, por ka një opinion që vjen dhe nga territori.
Mandati tretë përse? Sepse kishim një mandat të ndërprerë. Rindërtimi ishte kryefjala e Durrësit. Në fakt në Durrës po punohet. Të shikosh kur vihet një instalim i ri.
A ju ka dëmtuar figura Dako? Problemi i zotit Dako është që ai mbetet socialist. I gjithë elektorati socialist ka mënyrën e vetë si të shprehet. Atë strukturë që ngriti në Bashki tregon që është eficcent. Zonja që drejton sot Durrësin është nga stafi i Dakos dhe në fakt ia ka dalë. Unë besoj se nuk ka prishur punë fare në këtë pjesën e të ccuarit para këtë. Fushata këtë herë për ne socialistët është pak më e ndryshme. Grupet që takojmë janë më të vogëla. Ndërkohë këto janë virtuale dhe ne shqptaret e kemi shumë të rëndësishëm vështrimin sy më sy.
30 milionë eksport i peshkut në 2013 dhe 104 milionë euro tani në 2021? Po është e vërtetë. Janë marrë disa masa. Ne duhet të kemi një falenderim të madh të gjithë flotës shqiptare. Janë marrë disa masa që kanë rritur numrin e tyre. Ka naftën pa akcizë. Ka 27 produkte që merr pa TVSH. Të gjitha këto gjëra që kanë ndodhur kanë ndihmuar. Ka shumë përpunime peshku në Shqipëri. Është një shifër e vërtetë.
Këto zgjedhje shumë të rëndësishme? A ndiheni pak si të lodhur? Unë besoj që PS-ja ka shumë energji. Edi Rama ka një lloj energjie të pafund. Kjo motivon dhe të tjerët. Ne mësuam sesi raportohet. Ato janë shumë gjëra bazike për administratën. Nëse ne nuk punojmë me indikatorët e perforamces.
Fushata e PD-së? Skuadra e PD-së si teknikë po përdor entuziasmin. Duket sikur janë entuziastë për fitorën. Ne ballafaqohemi edhe për atë që kemi bërë. Kur vjen puna ccfarë kemi bërë diferenca mes nesh është shumë e madhe.
Fryma e ndryshimit apo e vazhdimit? Vë re kudo që shkoj se njerëzit e besojnë se kur Edi Rama merr përsipër një gjë, do ta bëjë. Në disa zona ku ka popullsi të vjetër, nuk e ke idenë si është në terren.
(E.H/Faxweb.al)