Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Me vjen turp me dalë në televizor!”, me fëmijë të vegjël në krahë, banorët në Manzë tregojnë vështirësitë në çadër

Një pjesë e banorëve që janë në të vendosur në kampin e Manzës, banojnë me qira dhe institucionet nuk i kanë ndihmuar, për tu zhvendosur diku.

Banorët shprehen për Fax News se po i diferencojnë dhe askush nuk ka ardhur që ti shohë, ndërkohë që shumë familje kanë edhe fëmijë të vegjël.

“Djalin e kam të sëmurë, tjetrin e kam me allçi. Ka pasur lagështirë brenda në çadër. Rrobat duan të lahen. Banesa ime ka shumë dëmtime. Nuk ka ardhur askush që ta kontrollojë. Asgjë nuk na kanë thënë.

Po rrim me shpresa. Situata është shumë e vështirë. Jam vet i 7, që qendrojmë këtu në këtë çadër.
Burrin e kam të papunë. Jemi 9 veta këtu. Për kokë të fëmijëve i kemi rrobat ujë. Më vjen turp dhe me dal në televizor. Më thanë ik në shtëpi. Edhe ne që jemi me qira duhet të na ndihmojnë. Rri fëmija këtu. Edi Rama erdhi ke shkolla dhe nuk erdhi me na pa fare.

Jam vetë i pesti, fëmijën e kam me qumësht gjiri dhe shtëpia më është shembur e gjitha”- shprehen banorët.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *