Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dhënë një lajm të papritur rreth karrierës së tij politike, pasi ka deklaruar se mund të tërhiqet pas përfundimit të mandatit të Presidentit. Thacci u shpreh se pas më shumë se 20 vitesh në politikë, tashmë ka ardhur koha që ai ti rikthehet vetes dhe familjes së tij.
“Pasi e kam menduar gjatë, kam vlerësuar se duhet t’i kthehem vetes”, ka thënë ai në Pressing.
Ky vendim i Thaçit vjen pas krizës politike që ka Kosova, pasi vetëm pak ditë më parë qeceria Kurti u rrëzua me anë të një mocioni mosbesimi.
Thaçi thotë se do të bëjë punë të tjera jashtë politikës, si dhe do të kalojë më shumë kohë me djalin e tij.
“Jeta është më interesante sesa një orientim, do ta bëjë një punë jashtë politikës.
Tashmë Endriti i ka bërë 20 vjet, dhe shpesh më vjen keq pse i kam kushtuar kaq pak kohë”, u shpreh ai.
Më herët Thaçi është shprehur se do të dëshironte që të qëndronte edhe një mandat tjetër si President, por duket se ka ndërruar mendje, edhe për shkak të zhvillimeve tejet të vrullshme nga të cilat karakterizohet politika në Kosovë.
(E.K/Faxweb.al)