Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

ME VIDEO/ Socialistët japin me koncesion uzinën për prodhimin e armëve në Mjekës të Elbasanit

Vetëm një ditë më parë në Komisionin e Sigurisë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka deklaruar se në Uzinën  e Mjekësit në Elbasan do të ndërtohet një uzinë për prodhmin e armëve. luftarake. 

 Xhaçka gjatë diskutimit të projektbuxhetit për vitin 2018 në komisionin parlamentar të Sigurisë tha se ky është një një investim  prej 25 milionë dollarë dhe do të hapen 150 vende të reja pune. 

Ministria e Mbrojtjes dhe qeveria kanë menduar që kjo uzinë të rivihet në punë nëpërmjet partneritetit me privatët. 

Sipas ministres së Mbrojtjes, armët dhe municionet që priten të prodhohen në Mjekës do përdoren nga vendet anëtare të NATO-s. “Kemi rastin e parë që do të konkretizohet në Mjekës. Ky është një investim që shkon në rreth 25 milionë dollarë dhe do punësojë rreth 150 persona në një fazë të parë. Mendoj se është një lajm i jashtëzakonshëm. Kjo është një firmë lider në Europë për prodhimin e armëve dhe municioneve dhe do ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të rivitalizuar uzinën e armëve të Mjekësit”, u shpreh ministrja e Mbrojtjes.  

Xhaçka theksoi më tej se pas Uzinës së Mjekësit, synohet që të rivitalizohen edhe ndërmarrjet e tjera ushtarake si ajo e Poliçanit dhe Gramisht. “Por sigurisht të tilla raste ne do të mundohemi që t’i shtyjme, që dhe zona e Poliçanit, Gramshit, që kanë një traditë, ekspertizë, kapacitet të caktuar të Burimeve Njerëzore për shkak të ekzistencës së fabrikave në këto qytete, sigurisht që do të tentojmë që të rivitalizojmë përsa është e mundur edhe këto zona përmes investimeve të huaja direkte”, deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

 Ngelet për t’u parë sesa do të jetë e sigurt kjo uzinë në lidhje edhe me punëtorët që do të punojnë aty. (J.V/Faxweb)

 

 

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *