Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Më thonin jo sot, jo nesër për lekët”, Fredi Alizoti merret në pyetje: Nuk më intereson Xhafaj

Është marrë në pyetje Fredi Alizoti. Para gjykatës, Alizoti ka thënë se iu premtua shuma 200 mijë euro për regjistrimin që do të bëhej.

GJithashtu, Alizoti thekson se nuk ka marrë para, dhe se mendon se Albert Veliu i ka marrë pjesën e lekëve të tij, 100 mijë euro.

200 mijë euro për regjistrimin që do të bëhej. Unë kam bërë aty zërin e Agronit, lekët do të mi jepte Ervin Salianji. Mua nuk mu dha shuma dhe prandaj kam bërë kallëzim penal. Regjistrimin e dërguam tek zyrat e PD te Ervin Salianji, do e përdorte për qëllime politike për të goditur Xhafajn.

Më tej, Alizoti tha se atij nuk i intereson ish-ministri i brendshëm Fatmi Xhafaj, por lekët.

“200 mijë euro për regjistrimin që do të bëhej. Unë kam bërë aty zërin e Agronit, lekët do të mi jepte Ervin Salianji. Mua nuk mu dha shuma dhe prandaj kam bërë kallëzim penal. Regjistrimin e dërguam tek zyrat e PD te Ervin Salianji, do e përdorte për qëllime politike për të goditur Xhafajn.

Po por unë nuk i mora lekët. Në atë kohë kam ndenjur te Sali Lusha për lekët. Na thonin jo sot jo nesër. E kanë veshur me mjekër e paruke Albert Veliun.  Për ta dërguar në Kosovë, më ka thënë kamarieri të PD-ja.  

Në janar dhe do merrja 100 mijë unë dhe Albert Veliu. Albert Veliu nuk ka qenë aspak korrekt me mua. Nuk ka patur asnjë plan B, thjesht u josha nga 100 mijë eurot. Faji im që nuk kam bërë asnjë regjistrim për ti patur si provë. 

Mus e më ka interesuar fare Xhafaj, mua më interesonin vetëm lekët. Nuk ia kam idenë fare për çfarë ka thënë Rama, jam me tetë klasë shkollë. Po e kam takuar Ervin Salianjin dhe Gazment Bardhin, te PD, pas regjistrimin. Nuk më kanë dhënë asgjë për lekët.”

Seanca e rradhës për Fredi Alizotin do të jetë në 2 tetor ora 10:00.

Albert Veliu është personi që denoncoi publikisht në një intervistë për gazetarin Jetmir Olldashi, publikuar nga Partia Demokratike se vëllai i Fatmir Xhafajt ishte i përfshirë në trafik droge.

(K.H/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *