Me thirrjet “Cuçi dhe Kumbaro, kriminela me kollaro”, protestuesit zhvendosen drejt Kryeministrisë
Qytetarët dhe aktivistët e Shoqërisë Civile, kanë lëvizur nga Ministria e Brendshme, ku qëndruan përreth 40 minutash, duke u drejtuar drejt Kryeministrisë.
Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrave Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaros si dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nanos.