Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

‘Më telefonoi dhe më tha ti do luftë’, Olti Curri sherr me Luana Vjollcën

Të gjithë e njohim tashmë natyrën tepër impulsive të opinionistit Olti Curri. Ai nuk nguron të tregojë të vërtetat e tij dhe t’i shprehë gjërat ashtu si i mendon.

I ftuar ditën e sotme në ‘Vizioni i pasdites’, ai ka rrëfyer më tepër per grindjen midis tij dhe moderatores Luana Vjollca. I pyetur nga moderatorja lidhur me këtë konflikt, ai ka rrëfyer se ka marrë shumë telefonata mbi postimet që bën dhe kjo ka ndodhur edhe me Luanën.

Jo hiqe direkt nuk thonë dot avash një cikë, jo kaq kollaj e ke ngatërruar. Po, kam marrë telefonata dhe më vjen të qesh. Ka njerëz që nuk e kanë kuptuar. Telefonata e fundit që kam marrë është e Luana Vjollcës vjet edhe foli e foli, ti provokon luftë tha, po i thashë do bëjmë lufte dhe e mbylla. Vetë fole vetë zgjodhe luftë,”– u shpreh më tej Olti.

Ai ka vijuar të tregojë se marrëdhënia me Luanën është e mirë dhe se kjo gjë është sqaruar. “Unë më Luanën kam punuar, e vlerësoj për grintën e saj, e vlerësoj që është shumë sportive, garipe siç thuhet”,-përfundoi Olti duke na lënë të kuptojmë vlerësimin e tij për moderatoren e njohur. Mesa duket vazhdojnë të mbeten miq të mirë.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close