14:18 | 31/01/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Më telefonoi dhe më kërcënoi për një lajm”, gazetari Elvis Hila jep dëshminë në polici: Bashkëshortes i morën telefonin dhe e qëlluan pas qafe

20:28 | 25/01/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Më telefonoi dhe më kërcënoi për një lajm”, gazetari Elvis Hila jep dëshminë në polici: Bashkëshortes i morën telefonin dhe e qëlluan pas qafe

Gazetari i Lezhës, Elvis Hila është dhunuar sot nga dy persona. Sipas dëshmisë së tij, ai është sulmuar për shkak të detyrës, gjë të cilën e konfirmon edhe policia.

Në dëshminë e tij në polici, Hila ka deklaruar se pas publikimit të një lajmi është telefonuar nga një person, i cili e ka sharë, ofenduar dhe kërcënuar.

Më pas ai thotë se është telefonuar edhe nga një person tjetër, me të cilin la edhe një takim.

Hila sqaron se bashkë me gruan kanë shkuar tek vendi që lanë për t’u takuar, ndërkohë që nga një makinë Golf 6 kanë dalë dy persona, të cilët kanë tentuar ta nxjerrin me forcë gazetarin.

Në këto momente thotë Hila, nga makina e tij ka zbritur bashkëshortja, e cila ka tentuar të telefonojë policinë, por është goditur me grusht nga personat në fjalë.

Pas ngjarjes, Hila dhe bashkëshortja e tij kanë shkuar në spital, ku edhe kanë marrë trajtimin mjekësor.

DESHMIA E GAZETARIT

“Rreth orës 16:42 isha me bashkëshorten time dhe jam telefonuar nga një tjetër shtetas me numrin “+355693638336″ i prezantuar si shtetasi Paulin Pergjini dhe me kërkoi që të takoheshim përballë Bar Firence në afërsi të rrugës së spitalit. Kur jam afruar aty e kam telefonuar numrin në fjalë dhe ka dalë nga një automjet tip Golf 6 i cili ishte i parkuar në anë të rrugës.

Nga kjo makinë ka dale edhe shtetasi Indrit Ameri, emrin e të cilit nuk e di. Më thanë që të parkoja makinën dhe të dilja nga makina.

Unë e parkova në anën e rrugës së vjetër të spitalit dhe aty me janë afruar personat në fjalë të cilët unë i identifikova si Paulin Përgjini dhe personi tjetër me Indrit Ameri dhe filluan të më kërkonin llogari dhe të më kërcënonin në lidhje me lajmin e publikuar. Pasi unë nuk pranova të zbrisja nga makina tentuan të më hapnin derën e makinës dhe në këtë moment ka zbritur bashkëshortja ime shtetasja Benereta Hila që t’u thoshte që të largoheshin.

Pasi bashkëshortja ime tentoi t’i largonte nga dera e makinës dhe po mundohej të telefononte policinë shtetasi me Indrit Ameri i ka rënë me dorë telefonit dhe pasi ajo është ulur për të marrë telefonin ky shtetas e ka goditur me grusht në pjesën e pasme të qafës. Dhe më pas kanë ardhur në drejtimin tim dhe ka tentuar të më nxjerrë me forcë nga makina. Pasi nuk arritën të më nxirrnin nga makina shtetasit Paulin Përgjini dhe Indrit Ameri më kanë goditur me shkelma dhe grushte. Bashkëshortja ime ka hipur në makine dhe jemi larguar drejt spitalit ku dhe morëm mjekimet e duhura. Proces verbalin e kallëzimit pasi e lexoj dhe konfirmoj se thëniet e mia janë shkruar drejt dhe e kuptoj çfarë kam thënë, e firmos pa asnjë vërejtje”, ka dëshmuar në polici, gazetari Hila.

Pas

Zgjedhjet e 14 majit, Lefter Maliqi: Bashkinë e Kuçovës e kam të fituar, kam besim tek gjurmët

Para

“Si njihem me Ramën”, reagon Agron Neza: Nuk jemi miq, jemi takuar por jo për biznes! Berisha për interesa politike shpif mbi gjithçka

Para
“Si njihem me Ramën”, reagon Agron Neza: Nuk jemi miq, jemi takuar por jo për biznes! Berisha për interesa politike shpif mbi gjithçka

"Si njihem me Ramën", reagon Agron Neza: Nuk jemi miq, jemi takuar por jo për biznes! Berisha për interesa politike shpif mbi gjithçka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

Kryeministri kroat kritikon ashpër presidentin Plenkoviç: Kosova nuk u aneksua, është shtet i pavarur

I kërkuar në Gjermani, Arrestohet në Pikën Kufitare Morinë 45 vjeçari nga Gjakova

200 fëmijë të zhdukur në Britaninë e Madhe, Vani: Janë shumë të rrezikuar, mund të bien pre e trafikimit dhe prostitucionit

Transparency International: Kosova s’e ka nën kontroll korrupsionin, me gjithë luftën kundër tij

Olta Gixhari ‘kërcënon’ Kiarën dhe Efin: Tirana është shumë e vogël, do t’i them të gjitha

Protesta në Francë, kundër rritjes së moshës së pensionit

Rusia nis sulme të reja në lindje të Ukrainës

Mbi 2 orë në SPAK, Kryemadhi besimplotë: Momentet e fundit janë duke ardhur, të ndalohen pagesat për inceneratorin e Tiranës…

Skandali me ish agjentin e FBI, SPAK nis hetimin pas kërkesës së Gazment Bardhit

Aksioni opozitar dhe organizimi i protestave, mblidhet sot kryesia e PD-së

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.