Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

“Më shoqëronte çdo ditë te klasat e liceut”, Dojna luan në piano për të atin: Është një shtysë më shumë (Video)

Moderatorja e njohur, Dojna Mejma ka vendosur që këtë të shtunë të dalë në ekranin e “Top Channel”, ndonëse pak ditë më parë humbin të atin. Ajo deklaroi në nisje të emisionit se vendimi për t’u kthyer në punë ishte i saji, ndërsa dedikoi edhe disa fjalë zemre për babanë e saj.

Dojna tregoi se kur ishte e vogël ai e shoqëronte çdo ditë te Liceu Artistik për të studiuar për piano. Ajo shtoi se ngjarja që i ndodhi do të jetë thjesht një shtysë më shumë për të bërë gjithçka. Në fund, Dojna luajti në piano një pjesë muzikore që ia dedikoi të atit.

“Përshëndetje të gjithëve! Shumë prej jush e dinë që kjo e shtunë është pak e komplikuar për mua, por këmbëngula personalisht të isha në ekran … pavarësisht mbështjetjes së pakushtëzuar të familjes sime të dyte Top Channel, të cilët më dhanë kohë për të rinisur.

Të martën e kaluar humba tim atë! Nuk je asnjëherë gati për ti thënë lamtumirë një pjese të vetes tënde, megjithatë jam e bindur që me buzëqeshje do të më thoshte : “Të dua fort bab. Ti nuk thyesh përpara asgjëje”. Sot në Pop Culture jam për të, sot edhe në vazhdim do të bëj gjithçka me një shtysë më shumë. Për ju qe nuk e dini , unë kam studiuar 13 vite piano klasike.

Im atë më shoqëronte çdo ditë kur isha 6 vjeç për të studiuar në klasat e liceut asokohe me dritare pa xhama , dhe vetëm me një ngrohëse me rezistencë. Ai ënderronte që unë të isha pianiste, por edhe pse zgjodha rrugë tjetër sot këtë ja dedikoj tim eti dhe të gjithë ju që ju pëlqen muzika e shpirtit”, tha Dojna Mema.

 

View this post on Instagram

 

@pop_culture_tch @topchannelalbania

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema) on

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *