Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Me rrisk të lartë korrupsioni/ 40 nga 100 tendera me “Flamur të Kuq”, Open Data Albania zbulon të përzgjedhurat e saj

Open Data Albania ka përcaktuar tenderat që kanë rriskun më të lartë të korrupsionit kun ë bazë të një studimi sipas aj, 40 bfa 100 tendera nga Autoriteti Rrugor Shqiptar janë të përcaktuara me “Flamur të Kuq” (red Flag).

Lajmin e ka bërë të ditur drejtuesaja e projektit, Aranita Brahaj, e cila edhe ka publikuar data base të vetë Open Data Albania.

Sipas këtij raporti, tenderat janë përcaktuara si të tilla pasi firmat konkurrojnë të vetme, ose konkurrimi bëhetn fiktiv.

“Tendera dhe Kontraktime të Autoritetit Shqiptar Rrugor janë tashmë të aksesueshme në standardin e Open Contracting. Databaza dhe Algoritmi për risk korrupsioni evidentojnë se në 100 tendera 40 janë të markura me një redflag si potencial për pabarazi në garë”, shkruan Brahaj.

Një ndër tenderat me rrisk të lartë  është Menaxhimi dhe mirëmbajtja e paisjeve dhe operimi në Tunelin e Krrabës, nga Autoriteti Rrugor me vlerën e 194,920,000 lekë të reja.

Supervizion punimesh ndërtim Kardhiq – Delvinë, loti 7 po nga drejtoria e rrugëve me 16,500,000 lekë të reja është një tjetër tender që paraqet rrisk të lartë ose “Flamur i Kuq”.

Edhe rikonstruksioni i ARRSH-së vetë, për tenderin e zhvilluar me fond 33,312,381 lekë është vendosur në këtë listë me rrisk. Ndër tenderat më të rriskuar gjithashtu është edhe supervizioni i bypass-it në Tepelenë loti1 me 20,182,080 apo edhe Kardhiq – Delvinë loti 4.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *