Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Më rrëzoi dhe më vuri pistoletën në gojë”, bashkëshorti i gjyqtares tregon kërcënimet nga Shullazi: Mos harroni që keni dy fëmijë në…

Fax News ka siguruar dëshminë e bashkëshortit të gjyqtares Saida Dollani, i cili akuzon se ka marrë kërcënime nga banda e Emiljano Shullazit, në kohën kur gruaja e tij kishte në dorë dosjen për këta persona.

Ai tregon se një djalë i ri e kishte rrëzuar në tokë, dhe i kishte vënë pistoletën në gojë, duke e kërcënuar me jetën e dy fëmijëve që ndodheshin në Francë.

“Isha në lokalin e lagjes bashkë me një mikun tim. Një moment dola të pija një cigare të dera e jashtme. Aty pranë kaloi bashkëshortja ime me një shoqen e saj dhe vajzën. Pak minuta më pas, në të djathtën time erdhi një djalë i rri, rreth 20-22 vjeç, i cili ishte veshur me bluzë ngjyrë si në të zezë, pantallona të errëta dhe atlete të bardha.

Ai erdhi direkt me pistoletë në dorë dhe vuri këmbën e majtë pas këmbës sime të djathtë. Më rrëzoi në tokë dhe më drejtoi pistoletën në gojë. Mu drejtua me fjalët ‘ti me atë tët shoqe mos harro se ke dy fëmijët në Francë’.

Në këtë moment ndërhyri shoku im, i cili e kapi nga pas personin. Ai u largua nga pjesa e djathtë e rrugës, ku e mori një automjet i bardhë, që drejtohej nga një person me mjekër. Kërcënimi në drejtimin tim ka ndodhur për shkak të funksionit të bashkëshortes time si gjyqtare në gjykatën e Apelit për Krime të rënda”, thuhet në dëshminë e bashkëshortit të Dollanit, e cila dha dorëheqjen nga çështja Shullazi, për shkak të përplasjeve të vazhdueshme me këtë grup.

Pavarësisht se Dollani pretendonte se ishte kërcënuar së bashku me familjen e saj, hetimet për këtë çështje janë pushuar, ndërkohë që dosja Shullazi ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme, dhe ka sjellë një ngërç të ri ligjor.

Duke qenë se janë konsumuar të gjithë anëtarët e Apelit të Posaçëm, veç Albana Boksit, që aktualisht ka në duar çështjen, janë deleguar dy gjykatës nga apelet e rretheve.

Në kushtet kur Apeli i Krimeve u shkri dhe u krijua Gjykata e Posaçme e Apelit, ngërçi qëndron në faktin nëse dy gjyqtarët e deleguar më herët mund të marrin pjesë në shqyrtimin e dosjen. Për këtë gjykata i është drejtuar me shkrese Këshillit të Lartë gjyqësor, por ende nuk ka marrë përgjigje duke vënë në pikëpyetje të madhe ecurinë e procesit.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close