Edomond Koçi, i ekzekutuar mëngjesin e së shtunës në Durrës është dënuar 4 herë nga togat e zeza të qytetit bregdetar. Të paktën 4 vendime gjykatash e kanë gjetur fajtor atë për posedim të armëve, pa leje dhe mbajtjen e tyre në publik.
Dënimi i fundit ishte ai i një jave më parë, ku për rastin ku u kap me armë pa leje në shtator të vitit të kaluar, 40-vjeçari u dënua me 3.4 vite burg, dënim të gjykata e konvertoi me shërbim prove, edhe pse ai ishte përsëritës.
Pra me vendim gjykate masa e “arrestit shtëpiak”, iu hoq Koçit një javë më parë duke e dënuar atë me kusht. Kushti i vetëm që caktoi Gjykata e Durrësit ishte që 40 vjeçari të mos shoqërohej me persona problematike me ligjin.
Referuar vendimeve të gjykatave, armët që posedoheshin nga Koçi ishin me numër serie të fshirë, e burimet nga Policia thonë se mbaheshin prej tij për mbrojtje apo qëllime të tjera kriminale. Por edhe pse viktima, i cili njihej si “Mond Cekiçi”, ishte person me precendet, drejtësia ka qenë bujare me të, pasi edhe kur është kapur, ia ka dalë të mos qëndrojë gjatë në burg, siç ishte edhe rasti i fundit ku me kërkesë të prokurorisë u hetua dhe u gjykua nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Në vendimin për caktimin e masës së sigurisë, vendim i cili mban datën 28 shtator, pra 4 ditë pas arrrestimit, gjykata thotë se: prokuroria kërkoi zbutje të masës së sigurisë duke qenë se i dyshuari ndodhej në spital me simptomat e covidit. Por, në vendim shtohet se dyshimet janë të pakonfirmuara.
Por pavarsisht kësaj, ai nuk u kthye në paraburgim nga gjykata e apelit dhe asnjë gjykatë tjetër derisa kundërshtarët e gjetën dhe e ekzekutuan. “Mond Çekiçi” është skeduar nga Policia e Shtetit, rreth 20 vite më parë.
Që në moshë të re ai është vënë në rreth të kuq nga autoritetet, si person me rrezikshmëri të Lartë shoqërore. Në rrugë operative, është konsideruar si mik i Lul Berishës dhe anëtar i bandës së Durrësit, ndërsa problemet ligjore, i ka pasur më së shumti për armëmbajtje pa leje. Nga precedenca policore, Koçi ka qenë i dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale dhe bashkëpunëtor i Berishës./Elvis Myrta-Fax News