Anëtari i LSI-së në Poliçan, Luan Tare, u dhunua fizikisht me sende të forta, por edhe psikologjikisht dhe nuk ka qenë në gjendje të mirë. Pavarësisht dëmtimeve dhe dhimbjeve, ai ka dhënë një deklaratë për Fax News, ku tregoi se nip i Kryetarit të Bashkisë ishte njëri ndër personat që ushtruan dhunë ndaj tij.
Gjatë intervistës, ai tha se shpëtoi me plagë jo kërcënuese për jetën falë efektivëve të policisë, që i mbajtën agresorët, duke i dhënë hapësirën e nevojshme për tu larguar dhe për të hyrë në banesën e tij.
:”Më thirri njëri, i pashë që ishin për qëllim që do të më godisnin, u tërhoqa, u ngjita për të shpëtuar. Më kapën, po unë, ishim në malore, ishin shkallë, s’e ngjisja dot. Aty më kanë rrahur, më kanë bastarduar.
Ata janë, kanë të bëjnë me kryetarin e bashkisë, njëri ishte nipi i tij, edhe sorollop të tjerë. Pastaj kam marrë në telefon policinë, kanë ardhur policia. Nëkohën që vjen policia, u mor vesh nga ata, ka ardhur vëllai i kryetarit, nuk më linte që të ikja të bëja denoncim edhe me ka goditur.
Unë u kam shpëtuar, u thashë policëve mbajeni sat ë hyj në shtëpi, hyra në shtëpi, shpëtova. Kam parë gjëra të forta, ishin… se unë vura duart, thashë aman o, vdiqa se jam me zemër, vura duart mos më godisnin nga fytyra dhe pastaj nuk di çfarë… Më dhimbte shpirti, se di, ndofta mosha.
Më thanë: hë do ta mbash kapelen e LSI-së më? Do flasësh më? Tre muaj që më bëjnë presion, me kanë future njerëz që thonë: most ë të godasin most ë të bëjnë. I kemi mbajtur ne, thonë ata se do të të vrisnin. Ka tre, katër muaj, që kur ka filluar fushata.
Unë nuk e vë dot këmbën e… si quhet kjo? Se jam edhe njëcikë me tension të lartë. E djathta, se më dhemb kjo, do jenë thyer brinjët, a çfarë janë këtej, nuk e di. Më dhemb koka shumë”, tha Tare.