Presidentii Republikës, Ilir Meta ka takuar sot në Presidencë Ministrin e Mjedisit dhe Urbanizimit të Turqisë, Murat Kurum.
Meta i ka shprehur mirënjohje për ndihmën e menjëhershme që qeveria turke i ofroi Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Kreu i Shtetit thotë se është me rëndësi bashkëpunimi me Turqinë, me qëllim forcimin e kapaciteteve të Emergjencave Civile në vendin tonë.
“E falenderova gjithashtu edhe për angazhimin e Turqisë dhe Presidentit Recep Tayyip Erdogan për ndërtimin e 500 apartamenteve të banimit për të prekurit nga tërmeti në zonën e Kurbinit”, shkruan Meta.
(F.GJ/FAXWEB.AL)