Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Më preu rrugën një gazetar investigativ “, anëtari i KLP-së i ankohet Gent Ibarahimit dhe i kërkon llogari: Më premtuat se do më ndihmonit, ngelëm duke lypur naftë

Tartar Bazaj është emri i anëtarët të KLP i cili është lakuar disa herë në media në lidhje me të kaluarën e tij si dhe për falsifikim dokumentash.

Gazetari Artur Çani ka denoncuar disa herë Bazajn se ka falsifikuar deftesat e shkollës së mesme pasi të dhënat tregonin se ka studiuar në të njëjtin vit paralelisht në dy shkolla, ndërsa ai i ka mohuar vazhdimisht akuzat.

Bazaj është denoncuar edhe për pjesmarrje në një plagosje të dyfishtë në vitet ’90-të (lexo këtu lajmin).

Së fundmi, pas për informacion ndaj kreut të KLP-së, Gent Ibrahimit në lidhje me mungesën e kartolinave në adresë të tij për Vitin e Ri 2020, Faxweb.al, ka sigurar një “Memo” që Bazaj i ka dërguar kreut të KLP-së.

Në të Bazaj shkruan se e ka mbështetur Ibrahimin pasi sipas bindjeve të tij të kohës ai ishte personi i duhur dhe me integritet për të drejtuar këtë institucion.

Por marrëdhëniet mes Bazajt dhe Ibarahimit janë prishur në momentin që anëtarit të KLP-së “i del para gazatari investigativ Artur Çani”,

“Marrëdhëniet tona ishin korrekte deri në momentin që unë votova kundër për disa vendime të cilat nuk janë objekt i kësaj memoje.

Që në datën 13 maj tek hotel Xheko Imperial, ku me mbajtet me insitim të vija më ju dhe më sollët tek 9 katëshet e më pas zbritët.

Erdha me znj. Nanon përpara Prokurorisë së për Përgjithshme, kur sapo zbrita nga makina e znj. Nano më pret rrugën gazetari investigativ Artur Çani.”- shkruhet në shkresën zyratare.

Më tej Baze, i ndjerë ngushtë nga investigimi i gazetarit, i kërkon ndihmë kreut të KLP-së, por mbeti i zhgënjyer, pasi rasti invesigues u publikua në Fax News.

“Fola me ju ku dhe më pas e biseduam dhe më premtove se është miku im i ngushtë, i juaji dhe më thatë mos ki merak se nuk të bje në qafë.

I dhashë materiale të bollshme për të vertëtuar që unë nuk jam falsifikator, por janë në kuadrin e shpifjeve dashakeqëse dhe rezultati u duk pas drekës që ju keni kaluar me gazetarin investigativ, ku më detyruat në telefon që të shkoja në studion e tij dhe unë në respekt të personit tuaj shkova.

Që atë ditë në mbremje doli në televizionin Fax News reklama kundër meje: “Një mashtrues në KLP”,

Sapo u dorëzua materiali ju menjëherë në shenjë mirënjohje që u kisha votuar e falenderuat zotin Çani dhe e cuat çështjen e për hetim tek Krimet e Rënda me pretendimin se mund të isha ndonë falsifikator i Arsimit të Mesëm, kjo gjithmonë edhe në zbatim të ligjshmërisë nga ana juaj.

Ju falenderoj dhe ua di për nder!”- shkruhet më tej në shkresë.

Fill pas këtij shqetësimi, Baze e ka parë të arsyeshme të shkruajë një sërë kërkesash ndaj kreut të KLP-së, ku ndër të tjera i kërkon naftë për makinën dhe ku kërkon informacione mbi mjetet dhe pse po prishen tenderat e nëpasnjëshëm për afro një vit.

“Deri këtu ju keni qenë në përmbushje të plotë të detyrës dhe të mirënjohjes për votën e marrë edhe pse nuk dua tu besoj rastësive, të cilat nuk ka nevojë ti rendis të gjitha sapo kam kërkuar më shumë të drejta dhe konkretisht edhe këto pika:

-Pse shkelët neni 164, I ligjit 115/2016 “Për qeverisjen e sistemit të Drejtësisë”

-Kam kërkuar vënine në dispozicion të akteve respective

-Informacion mbi mjetet dhe pse po prishen tenderat e nëpasnjëshëm për afro një vit

-Kam kërkuar plotësimin e stafit të komisionit të mbrojtjes së prokurorëve

-Kam kërkuar se përse nafta e mjeteve shpërndahet me nga 10, 15, 20 litra në kundërshtim me vendimin e KLP-së dhe nuk na jepet limiti prej 150 litrash në muaj.

-Përse nuk më vihen në dispozicion as kartolinat e vitit të ri

-Përse nafta nuk na jepet rregullisht, por mbetëtm ditë për ditë duke lypur naftë

Materiale që nuk do tua vë juvë në dispozicion, por do ti adresojmë shumë shpejt pranë strukturave përkatëse. Por ajo që më obligon dhe sa di nga eksperienca ime se këtë shtet askush nuk e ka privatizuar dhe askush nuk do të mund të përdorë mekanizma të tjerë për të heshtur dhe mos reaguar kundër shkeljeve, por përkundrazi ky shtet ka nevojë për njerëz dinjtozë.

Kam pritur të kishit reagim dhe ulje në bisedime por çuditërisht dhe rastësisht sapo unë kërkoj një të drejtë del në pah gazetari investigative.”- shkruan Bazaj.

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *